MENU
klinika

Po të mos postonte këtë foto!

Lori Hoxha mund të ishte fituesja e “Squid Game”…

03.11.2021 - 12:03

Kush do të udhëtonte me “Emirates”, kompaninë luksoze ajrore dhe nuk do të postonte foto në Instagram? Në fakt askush. As Lori Hoxha, dhe këtë e ka treguar vetë ajo, në një postim funny, një nga shumë të tillë në Instagram-in e saj.

Ajo ka postuar dy foto nga udhëtimi dhe nuk e ka kursyer “auto-ironinë” edhe humorin, as këtë herë.

Krahas tyre, ka postuar një meme, lidhur me ‘Squid Game’, ku shfaqet kukulla vrasëse e serialit, që për këdo që i ka parë seritë është familjare, dhe jo vetëm. Sipër shkruhet, “Për lojën e radhës, lojtari duhet të udhëtojë me Emirates, në klasin e parë, pa bërë foto për Instagram”. E më pas shfaqet një nga lojtarët, Byeong-gi, që ka ‘fund’ të hidhur, në fund të serialit. Epo, kaq pranë fitores sa ai do të ishte edhe Lori, po të mos postonte këto foto.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Lori nuk e kursen humorin në shumë nga postimet e saj, e krahas të tjerave, kjo e bën llogarinë e saj, një nga më argëtueset në Instagram.

Ndërkohë, nuk do të çuditeshim nëse Lori do ta kthente këtë meme në trend pasi kjo nuk do të ishte hera e parë. Kujtojmë, që pas hyrjes së Bora Zemanit në “Big Brother VIP” për të takuar Donaldin, batuta e saj, “Mirëmëngjes vetëm Bora Zemanit”, u kthye në trend, e postime të ngjashme i pamë kudo për disa ditë rresht.