MENU
klinika

Risitë

“Love Story 2”, zbulohen protagonistët e sezonit të ri!

03.11.2021 - 11:48

“Love Story” është gati të ndezë motorrët e sezonit të dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas produksioni zbuloi për publikun opionistët e këtij sezoni, Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, ashtu edhe risinë e këtij sezoni të dytë – programin ditor.

Nëse vitin e kaluar, Love Story zhvillohej vetëm ditën e hënë, këtë sezon do të kemi mundësinë që personazhet e programit t’i shohim edhe përgjatë ditëve të javës në “Love Story Talk”..Në spotin e publikuar në faqen e “Love Story” mund të dëgjojmë teksa komentojnë dy opinionistet e programit ditor Xhensila Pere dhe Zhaklina Lakatari. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu, çdo ditë nga e marta në të premte në ekranin e Tv Klan.

Edhe këtë sezon, programi i dashurisë në Klan mban firmën dhe vulën e Vera Grabockës e Alketa Vejsiut dhe autorësinë e Ilda Lumanit. Një gjë është e sigurtë, deri në 15 nëntor do të kemi surpriza nga ky program…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)