MENU
klinika

Arrestohet 39-vjeçari në Devoll

Me 6 emigrantë në makinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar

14.11.2021 - 14:17

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 39-vjeçari që kryente transport emigrantësh dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit Fatjon Muçaj, 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve).

Pranë kryqëzimit të fshatit Kapshticë, Devoll, ky shtetas është konstatuar duke lëvizur me mjetin tip “Opel” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rrugore për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Ata janë vënë në ndjekje të mjetit dhe bënë të mundur ndalimin e tij në fshatin Kurilë, Devoll dhe neutralizimin e shtetasit F. M., i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.