18.11.2021 - 10:16
Aktualisht në Kosovë janë pozitivë për Covid 405 raste.
Sipas të dhënave të bërë të ditura nga Instituti i Shëndetësisë Publike 157, 589 persona janë shëruar, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 980 qytetarë.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1, 599, 372 doza të vaksinës, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2, 025 qytetarë.
Deri më sot 725, 365 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.