MENU
klinika

Në total 445 raste aktive në Kosovë

Mbi 730 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës

04.11.2021 - 09:47

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 445.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157, 386, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 978 qytetarë.

Sakaq që nga nisja e procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1, 572, 626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733, 108 persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid.