MENU
klinika

Nisja e punimeve për aeroportin e Vlorës

Mbrëmë zbarkuan rreth 60 kamionë në fshatin Akërni

25.11.2021 - 12:07

Mbrëmjen e djeshme, rreth 60 kamionë kanë mbërritur në fshatin Akërni. Në atë zonë do të ndërtohet aeroporti i Vlorës, për të cilin do të inagurohet nisja e punimeve më 28 nëntor.

Në seancën plenare të javës së kaluar, Rama përmendi sektorët ku qeveria do të injektojë buxhetin e 2022, mes të cilëve përfshihen edhe projektet e aeroporteve dhe porteve.

“Për këtë na vlejnë të gjitha projektet që kemi thënë, në 28 nëntor hapim kantierin në Vlorë për aeroportin, është fundi u një kalvari të gjatë , po ashtu brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës. Ju ftoj të gjithëve pa dallim. Kjo do krijojë një zinxhir të ri vlerë në Vlorë dhe impakt në ekonomi. Uroj të përfundojmë dhe lidhjen e kontratës për portin Turistik të Durrësit, ndërsa në Sarandë puna ka filluar, dhe të gjitha këto lidhen me investimet ne infrastrukturë. Tani kush sheh ëndrra në gjumë nuk e kupton këtë.

Tjetër ne do vazhdojmë të qëndrojmë fort asaj që do jemi mburojë për familjet në raport me çmimet, ne do vazhdojmë të mbajmë çmimin aktual. Dua të flas edhe për disa garanci sovrane që do jenë në dispozicion për sektorë të ndryshëm që nga ajo për manifakturën dhe sipërmarrjen, turizmin dhe sot jemi në përgatitje , për një tjetër që lidhet me strehimin. Lajmi i mirë është se në janar të 2021 me librat e shtetit flas, janë rekuperuar të gjitha vendet e humbura nga pandemia, dhe rritja ekonomike do të vijojë duke bërë që të jemi optimist që norma e papunësisë na 11.4 pra të ulet në 10.3 , dhe të bëjmë çmos që të rrisim hapësirën për vende pune të paguar më shumë”, tha kryeministri.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë