MENU
klinika

Pritet shqyrtimi i kërkesave të të dënuarve

Mbyllet greva e urisë në burgun e Peqinit

13.11.2021 - 09:56

Të dënuarit e burgut të Peqinit kanë vendosur që të mbyllin grevën e urisë në të cilën ishin futur prej disa ditësh.

Grupi i negociatorëve i përbërë nga disa juristë ka arritur një marrëveshje me të denuarit që ishin futur në grevë urie, me këta të fundit që po presin shqyrtiumine  kërkesave të tyre.

Të burgosurit kanë bërë këto kërkesa si më poshtë:

Të lejohen hapja e takimeve normale me familjarë të afërm dhe kushërinj.

Të lejohen të bëjnë 4- takime në muaj.

Për të dënuarit të cilët janë të martuar kërkojnë hapjen e takimit të zgjatur.

Kërkojnë t’u hiqet kufizimi i numrave të regjistrimit të telefonave.

Në grevën e urisë kanë marrë pjesë rreth 130 të dënuar, raporton Abc, ndërkohë që mes organizatorëve është edhe një emër i njohur i botës së krimit, Tan Kateshi.