MENU
klinika

“Kosova në prag të luftës”

Mediat turke: Turqia, gati të furnizojë me dronë Serbinë

06.11.2021 - 13:57

Mediat turke kanë dhënë alarmin për një konflikt të mundshëm në Kosovë nisur nga qasja e serbve për të provokuar vazhdimisht ekzistencën e Republikës së Kosovës.  Gazeta e madhe turke “Hurriyet” është duke mbajtur në listën e lajmeve të rendësishme lajmin me titull “Shteti vëlla në prag të luftës”, ndërsa më poshte bën një analizë të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës si edhe kërcënimeve serbe.

“Hurriyet” i referohet edhe intervistës së kryeminsitrit Albin Kuri në “The Guardian”, i cili krahason Serbinë e sotme me Gjermaninë naziste mes luftrave botërore, ku Hitleri kërcënoi botën me konflikt nëse nuk përmbushnin kërkesat e tyre, raporton abcnews.al.

Serbia po sillet si Gjermania naziste dikur duke thënë se nëse nuk na kënaqni neve, atëhere ne shkaktojmë edhe një tjetër luftë”, shkruan “Hurriyet” duke iu referuar intervistës së Kurtit.

Më poshtë, gazeta bën edhe një përshkrim të tensioneve në veri dhe kërcënimeve te Vuçiçit ndaj Kosovës.

Serbia është armatosur gjatë viteve të fundit me avionë dhe tanke ruse, ndërsa kanë nënshkruar me Turqinë edhe një kontratë për blerjen e dronëve të armatosur, të cilat serbët i duan si një kërcënim ndaj Kroacisë por edhe shqiptarëve në rajon. /abcnews.al

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!