MENU
klinika

Sa të sigurta janë

Merck apo Pfizer? Cila pilulë është më efektive kundër Covid?

08.11.2021 - 10:53

“Crash test”-i i parë i pilulave të reja, nga kompanitë farmaceutike amerikane Merck dhe Pfizer kundër Covid-19 bëhet nga agjencia “Reuters” duke dhënë një pamje të parë të krahasimit të barnave antivirale që japin shpresa të reja për momentin. Ndërkohë, shtrirja e përdorimit të tyre në grupe të ndryshme pacientësh është nën vëzhgim. Fillimisht, pilulat treguan premtime të mëdha për të rriturit e diagnostikuar me infeksion Covid-19, ndërsa shqyrtonin nëse ato mund të parandalojnë infeksionin tek njerëzit e shëndetshëm të ekspozuar ndaj koronavirusit.

Cila pilulë “funksionon” më mirë?

Të dhënat e provave klinike nga të dyja kompanitë tregojnë se pilula Pfizer është më efektive, por kompania nuk i ka publikuar ende të dhënat e plota. Sipas Pfizer, pilula ul me 89% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjen e pacientëve me rrezik të lartë me Covid-19, nëse administrohet brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave dhe me 85% nëse administrohet brenda pesë ditëve.

Merck kishte njoftuar më herët (1 tetor) se pilula e saj zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të rënda ose vdekjes me 50% në pacientët në rrezik të sëmundjes së rëndë nëse ilaçi administrohet brenda pesë ditëve të para pas fillimit të simptomave, ndërkohë që nuk vlerësoi efikasitetin nëse pilula jepet më herët, brenda tre ditëve të para.

Pse janë të rëndësishme këto dy pilula?

Megjithëse ka disa vaksina të disponueshme në mbarë botën për të parandaluar Covid-19, opsionet e trajtimit për ata që tashmë kanë koronavirus janë ende të kufizuara. Deri më sot, pacientët që nuk janë shtruar ende në spital, por janë në rrezik për Covid-19 të rëndë, mund të marrin vetëm ilaçe antitrupash, të cilat janë të shtrenjta, jo gjerësisht të disponueshme dhe jepen në mënyrë intravenoze në spitale.

Si “funksionojnë” pilulat e reja?

Të dyja jepen për pesë ditë në dy doza: Pfizer tre tableta në mëngjes dhe tre në mbrëmje, ndërsa Merck katër në mëngjes dhe katër në mbrëmje. Pilula Pfizer i përket klasës së frenuesve dhe bllokon një enzimë që i duhet koronavirusit për t’u shumuar në trupin e pacientit. Sipas kompanisë, virusi mund të mos bëhet gradualisht rezistent ndaj ilaçit të ri, i cili jepet në kombinim me një tjetër, ritonavir, një antiviral më i vjetër që rrit veprimin e frenuesve por mund të shkaktojë efekte anësore gastrointestinale.

Çfarë dimë për sigurinë e pilulave?

Të dyja kompanitë deri më tani kanë dhënë të dhëna të kufizuara, por kanë shprehur besimin në sigurinë e trajtimeve të reja. Pfizer raportoi se rreth 20% e pacientëve në provat klinike – një në pesë – kishin disa efekte anësore, kryesisht të lehta. Efekte anësore serioze u raportuan në 1.7% të pacientëve që merrnin pilulën. Merck raportoi se 12% e pacientëve që morën pilulën kishin efekte anësore.

Po furnizimi me pilula?

Të dy kompanitë thanë se po punonin për të zgjeruar disponueshmërinë globale të pilulave të tyre. Pfizer tha se pret të prodhojë më shumë se 180,000 seri trajtimesh deri në fund të 2021 dhe të paktën 50 milionë deri në vitin 2022. Merck pret të prodhojë 10 milionë seri trajtimesh deri në fund të 2021 dhe të paktën 20 milionë deri në 2022.

Sa kushtojnë?

Në SHBA, si vaksinat ashtu edhe trajtimet për Covid-19 ofrohen pa pagesë nga qeveria amerikane, ndërsa vendet e tjera negociojnë çmimet me të dyja kompanitë. Merck ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të ofruar 1.7 milionë, me një kosto totale prej 1.2 miliardë dollarë, ose rreth 700 dollarë për çdo seri (d.m.th., për çdo “paketë pilula për pesë ditë”). Britania ka arritur një marrëveshje për 250,000 Pfizer, por me një çmim të pazbuluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sqaron deklaratën e Trump: Unë e di me siguri, se…

‘Dy javët e ardhshme do jenë kritike’, eksperti i SHBA flet për situatën