MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Merkel paralajmëron masa të rrepta për të pavaksinuarit

02.11.2021 - 21:02

Kancelarja në detyrë e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pasur një reagim të ashpër në lidhje me përkeqësimin e situatës së COVID në vend.

Ajo ka thënë se do të vendosen kufizime të rrepta për persona që nuk janë vaksinuar kundër COVID.

“Do të ketë kufizime të rrepta për njerëzit e pavaksinuar”, ka thënë Merkel gjatë një takimi të Unionit Kristian Demokrat, (CDU).

Merkel nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së testeve ditore në vendin e punës.