Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç do merret në pyetje. Ai vetë ai i ka mohuar akuzat, por ka shprehur gadishmërinë për tiu përgjigjur ftesës së drejtësisë.
Në përgjimet e publikuara nga mediat italiane dhe shqiptare, del se Gjukanoviç ishte skenari rezërvë e Taçit për të futur në sistem paratë.
Banka është në pronësi të Aco Gjukanoviç, vëllai i presidentit. Gjukanoviç i mohoi pretendimet gjatë një konference shtypi në Cetinje.
“Është një aferë tërësisht e fabrikuar. Nuk e di kush janë njerëzit, as kam pasur kontakte me ta në asnjë mënyrë… ky është një falsifikim i plotë, por këto falsifikime janë bërë një lloj praktike në jetën politike në Mal të Zi”.
Banka Prva gjithashtu mohoi pretendimet dhe tha se mediat thjesht po përpiqen të dëmtojnë bankën dhe aksionerët e saj. Shqetësimet në lidhje me bankën dhe pastrimin e parave janë ngritur që nga viti 2016 kur Parlamenti Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin e nivelit të lartë, duke përfshirë në bankë.
Prokuroria malazeze konfirmoi se kishte hapur një hetim për rastin. Ndërkohë, Gjukanoviç, i cili është gjithashtu lider i opozitës, ka thënë se ai mbështet “çdo iniciativë” për të hequr qeverinë aktuale.
“Ju e keni të qartë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për heqjen e saj, e keni të qartë se është dashur të bëhet dje dhe jo disa ditë më vonë”, tha ai në të njëjtën konferencë për shtyp.
Partia që drejton Gjukanoviç, DPS, ishte më e forta në zgjedhjet e vitit 2020, por nuk mundi të formonte një koalicion. Ai tha se një nismë për largimin e qeverisë do të shpallet në ditët në vijim.