MENU
klinika

Ja posti i ri i Igli Hasanit

Meta dekreton vendimin, lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në OSBE

11.11.2021 - 18:44

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë. Mësohet se Hasani është liruar nga detyra pasi është zgjedhur Koordinator ekonomiko-ambiental i OSBE. Ky është pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shqiptar në OSBE. Hasani u dorëhoq nga detyra pasi është zgjedhur në një pozicion shumë të rëndësishëm në OSBE.

Kujtojmë se Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE nga Janar 2018-Nëntor 2021, gjatë së cilës Shqipëria pati presidencën e rradhës (viti 2020).

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

 

 

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.