MENU
klinika

“Do të ketë një sportel të vetëm në kufi”

Ministri i Brendshëm prezanton marrëveshjen e arritur me M. e Veriut

25.11.2021 - 13:54

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi ditën e sotme në Kuvend marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Çuçi theksoi se marrëveshja e cila pritet të ratifikohet në parlament ditën e sotme, do të jetë një lehtësim i madh për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.

Sipas tij, me aplikimin e marrëveshjes, në 6 pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut do të ketë një sportel kontrolli të vetëm.

“Siç ju e lajmëruat zonja kryetare janë dy marrëveshje që po diskutohen dhe marrëveshja e dytë që po ratifikohet sot mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me ngritjen e përbashkët të pikës së kalimit kufitar. Është një marrëveshje që lehtëson kalimin e shtetasve midis dy vendeve, po ashtu të mallrave dhe shërbimeve. Njëherësh përmirëson kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar duke is jell pranë standardeve të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është iniciuar dhe bashkërenduar midis palëve duke marrë parasysh fluksin e shtuar të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve.

Është një marrëveshje kuadër për të gjitha pikat e kalimit që ne kemi me Maqedoninë e Veriut. Krijon bazat në parim për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Do të thotë që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të kalimit për në Maqedoninë e Veriut do të ketë një sportel kontroll. Janë 6 pika të kalimit kufitar ku do të ushtrohet kjo marrëveshje, Vathë, Qafë-Thanë, Xhepisht-Trebisht, Tushemisht, Liqeni i Pogradecit dhe Goricë.

Marrëveshja është e bazuar dhe në marrëveshje që ne kemi edhe me vende të tjera dhe është e përgatitur me konsultimin e misionit PAMECA në vendin tonë”