MENU
klinika

Detajet

Manastirliu tregon cilët fëmijë duhet të vaksinohen kundër Covid-19

10.11.2021 - 11:01

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një informacion në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit të fëmijëve.

Manastirliu ka treguar se cilët janë kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen ndaj Covid-19 dhe bën thirrje që prindërit të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Sipas ministres, “ekipet mjekësore janë në shërbim çdo ditë të javës në qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqëndruar”.

Informacioni

Kush duhet të vaksinohet?

-Fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara

Të gjithë fëmijët 16-18 vjeç

Kur dhe ku?

Menjëherë në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi

Si?

Me kartë identiteti. Fëmijët nën 18-vjeç paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre, i cili aprovon kryerjen e vaksinës.

Çfarë?

Për fëmijët deri në 18-vjeç, aplikohet vaksina Pfizer, sipas rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare FDA dhe EMA.