MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Myku vaginal, cili është rreziku i vetëkurimit?

10.11.2021 - 11:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Myku vaginal, cili është rreziku i vetëkurimit?

Mjeku: Asnjëherë shqetësimet që lidhen me shenjat e Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme nuk mund të vlerësohen nga vetë pacientja për shkallën e gravitetit dhe seriozitetin që ato paraqesin.

Është mjeku që duhet ta vlerësojë situatën dhe të vendosë mënyrën e trajtimit, qoftë edhe në rastet kur simptomatika orienton për praninë e mykut.

Duhet gjetur shkaku i pranisë së përsëritur të mykut dhe duhet trajtuar, pasi shpeshherë, në praninë e mykut fshihen patologji të rëndësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.