Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku një grua 35-vjeçare është hedhur nga pallati bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç. Fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në spital.
Sipas dëshmisë së banorëve në vendngjarje, gruaja është hedhur nga kati i pestë i një pallati te sheshpushimi dhe nuk ishte banore e pallatit. Dëshmitarët tregojnë se gruaja ka shfaqur fillimisht shenja jete, por ka ndërruar më pas jetë në spital.
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 35-vjeçaren të ndërmarrë një veprim të tillë. Ndërkaq, “blutë” nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë.
“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policise.