MENU
klinika

Pas ankesës së LeBron James

Ndodh në NBA, gjyqtari nxjerr jashtë dy tifozë

25.11.2021 - 18:08

Në ndeshjen Indiana Pacers-Los Angeles Lakers (116-124), basketbollisti LeBron James është ankuar te gjyqtari për sjelljen e dy fansave që ishin ulur në radhë të parë. Ylli i Lakers ka kërkuar që ata të largoheshin nga salla, pasi sipas tij, e kanë shqetësuar gjatë ndeshjes.

Sipas disa spektatorëve, që ishin ulur pranë dy tifozëve të përjashtuar, ata kanë uruar vdekjen e djalit të LeBron James në një aksident me makinë.

Ata shtojnë se dy të rinjtë e përjashtuar nga salla ishin paralajmëruar edhe më herët nga forcat e sigurisë, por ishin gjithnjë shqetësues për lojtarët dhe tifozët e tjerë. “Kur hyjnë në fushë gjestet e shëmtuara dhe një gjuhë e ulët, kjo gjë nuk mund të tolerohet”, – tha LeBron James.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN