MENU
klinika

Rama e mbyll me batuta në mbledhjen me qeverinë Kurti

“Ndryshimi mes diktatorëve dhe shefave të protokollit është se…”

26.11.2021 - 13:17

Në mbyllje të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se kishte marrë një “vërejtje” me shkrim nga protokolli, ku e kujtonte se ishin vonë me programin.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar këtë moment me një batutë duke u shprehur se një fjalë thotë që ndryshimi mes diktatorëve dhe shefave të protokollit është që me të parët edhe mund të negociohet.

“Thotë një fjalë që kush është ndryshimi midis diktatorëve dhe shefave të protokollit. Me diktatorët edhe negociohet. Kështu që mora këtë pusullën nga protokolli kështu që duhet të nxitojmë se jemi mbrapa me programin. S’po zgjatem. Po bëj një falënderim për punët e bërë nga dy palët. Jam i bindur që nëse do të kemi vullnetin që nuk na mungon, por edhe organizmin e ri me sekretariatin që sot kemi miratuar në funksion të plotë. Dhe nëse ministrat nga të dy anët, do të jenë jo vetëm të hapur dhe të angazhuar për të bashkëpunuar me sekretariatin, do të kemi këto rezultate që presim nga këto marrëveshje në një kohë të arsyeshme dhe jo me vonesa. Albin të takon që ta mbyllësh këtë pjesë të ditës së sotme”, tha Rama.