MENU
klinika

Çfarë shkruan Ish presidenti serb

“Në Serbinë e Vuçiçit nuk arrestohen ata që…”

10.11.2021 - 12:35

Ish-presidenti serb, Boris Tadiç ka thënë se në Serbinë e Vuçiçit arrestohen njerëzit që i kundërshtojnë muralet e kriminelëve e jo ata që i bëjnë ato murale. Kjo pasi dje aktivistja serbe Aida Corovic është sulmuar pasi kishte gjuajtur me vezë një mural të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç që gjendet në Beograd.

Tadiç ka shprehur përkrahjen për aktivisten duke thënë se kjo është praktikë në regjimin e Vuçiçit.

“Në Serbinë e Vuçiçit nuk arrestohen ata që bëjnë murale të kriminelëve të luftës dhe festojnë për ta por ata që i kundërshtojnë këto murale. E përkrahi Aida Coroviçin dhe të ata që kanë kurajo të kundërshtojnë regjimin që i feston krimet”, ka shkruar ai në Twitter.

Dje disa aktivistë serbë në Beograd janë sulmuar nga policë civilë pasi kishin hedhur vezë drejt një murali të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Një grup i protestuesve është mbledhur në qendër të qytetit duke kërkuar heqjen e muralit të Ratko Mlladiqit. Murali me fotografinë e Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska është shfaqur në Beograd. Një ditë më pas një person i panjohur kishte vizatuar gjakun në duart e Mlladiçit, duke aluduar në krimet që ai ka kryer në Bosnje e Hercegovinë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat