MENU
klinika

Zgjedhjet në FRPD/ Grupi i punës deklaratë pas takimit me Bashën

Nebiaj: Forumi rinor ka një kryetar dhe kryesi ilegjitime!

06.11.2021 - 13:55

Pas takimit me kryedemokratin Basha në selinë e Partisë Demokratike, e caktuara e grupit të punës për zgjedhjet në FRPD, Oriola Nebiaj, ka folur mbi procesin zgjedhor që pritet të përfshijë këtë organizatë.

Nebiaj theksoi se kryetari aktual i FRPD dhe kryesia e këtij forumi nuk janë legjitime sepse i ka mbaruar mandati dhe ndaj do t’i nënshtrohen një procesi votimi, jo për të emëruar një kryetar të ri për interesa personale, por një kryetar gjithëpërfshirës në interes të përfaqësimit të të rinjëve demokratë.

“Nuk kemi një datë për t’iu dhënë. besoj se do të kemi një njoftim të mëvonshëm për kandidatiët që do të marrin pjesë dhe procesin që do të zhvillohet. Partia Demokratike ka një statut të sajin nga e cila derivon dhe statuti i FRPD, e cila është një organizatë partnere në mbështeteje të funksionit të Partisë Demokratike. Padiskutim që këto janë pretendime, të gjitha mandatet kanë kaluar dhe Forumi Rinor nuk ka një kryetar legjitim dhe një kryesie legjitime. Kështu që është e nevojshme një proces zgjedhor, që madje duhet të ishte bërë. Jemi gati të realizojmë një proces të bukur që nuk mandaton një kryetar për interesat e veta por për interesa gjithëpërfshirëse”, tha Nebiaj.