MENU
klinika

Mark Marku analizon situatën në PD

“Nëse do t’i bënte dikush “Foltore” Berishës, do ta kishin rrahur 10 herë në ditë!”

04.11.2021 - 23:24

Pedagogu Mark Marku ka analizuar situatën në PD, teksa akuzon ish-kryeministrin Sali Berishën se ka shkatërruar demokracinë në PD.

Marku kritikoi nga emisioni “Opinion” dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilin e cilësoi “miting”. Më tej, Marku tha se nëse dikush do të kishte marrë iniciativën që të zhvillonte “Foltore” në kohën që drejtonte Berisha PD, do të ishte dhunuar nga njerëzit e tij.

“Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve. Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur 10 herë në ditë. Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do bëjmë një miting më të madh dhe do sjellim demokracinë në PD,”-tha Marku.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin