MENU
klinika

Rama: Do donim t’ju kishim pritur me diell…

Nis mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

26.11.2021 - 11:17

Ka nisur sot në Elbasan mbledhja e paralajmëruar mes qeverive të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar homologun e tij Albin Kurti, teksa më pas ka mbajtur edhe fjalën hapëse në tryezë.

“Do të kishim dashur t’ju prisnim me diell, por le të shpresojmë se ky shi është një ogur i mirë. Sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi një numër të konsiderueshëm punësh të vëna në vijë” – tha Rama.


Ai renditi disa nga marrëveshjet mes dy vendeve.