MENU
klinika

Rama jep lajmin dhe nxjerr fotot

Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës

09.11.2021 - 18:21

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se ka nisur ndërtimi i hekurudhës së re Tiranë-Durrës. Rama shkruan se puna ka nisur me largimin e shinave të vjetra.

“NIS PUNA për Hekurudhën e re Tiranë – Durrës me largimin e shinave të vjetra😊🚊🇦🇱”, shkruan Rama, teksa publikon dhe foto nga procesi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbledhjen e parë që nga nisja e punës së qeverisë së re, më 23 tetor Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa, e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.