MENU
klinika

Nga Bazilika e Shën Pjetrit

Papa: Të varfrit, mos i gjykoni… Ndihmojini!

14.11.2021 - 16:17

         Gjatë meshës së sotme të ditës së diel, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë rreth dy mijë njerëz në nevojë, Papë Françesku apeloi kundër asaj që ai e cilësoi si “indiferencë në rritje” ndaj të varfërve.

Papa Françesku dënoi shoqëritë të cilat, sipas tij, tregojnë indiferencë ndaj të varfërve, shpesh duke i gjykuar, në vend që t’i ndihmojnë.
Papa Françesku, që me zgjedhjen e tij më 2013, ka bërë thirrje në vazhdimësi, për të treguar vëmendje ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përfshirë të varfrit.

Kisha Katolike ia kushtoi këtë ditë të varfërve në mbarë botën.

“Jemi pjesë e një historie të shënuar nga mundimet, dhuna, vuajtjet dhe padrejtësitë. Presim një çlirim që duket se nuk do të vijë kurrë”, – tha Papa Françesku.

Papa u shpreh, se të varfrit janë “viktima të padrejtësive dhe pabarazisë së shoqërive që nuk i vërejnë ata dhe në mënyrë të paskrupullt, i braktisin në fatin e tyre”.

Ati i Shenjtë, nuk përmendi në mënyrë specifike ndikimin e ndryshimeve klimatike te të varfrit, të cilët, mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë, për shkak të thatësirave, apo përmbytjeve.

“Nëse shpresa jonë, nuk shndërrohet në vendime dhe veprime konkrete solidariteti dhe kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët, vuajtjet e të varfërve nuk do të lehtësohen”, – theksoi Papë Françesku.

Le ta përmirësojmë botën, duke ndarë bukën me të uriturit dhe duke punuar për drejtësinë – ishte mezsazhi i tij.