MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pasojat shëndetësore të shtatzënisë në adoleshencë

11.11.2021 - 11:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë pasojash shëndetësore sjell shtatzëna në adoleshencë?

Mjeku: Shtatzënia në adoleshencë është një problem global që ndodh në të gjithë botën, si në ato me zhvillim të lartë, të mesëm apo të ulët. Megjithatë, shtatzënitë në adoleshencë kanë më shumë të ngjarë të ndodhin në ato vende me të ardhura më të ulëta, vende ku vihet re mungesa e arsimimit dhe mundësive të punësimit.

Në shumë shoqëri, vajzat janë nën presion për t’u martuar dhe për të lindur fëmijë shumë herët. Në vendet më pak të zhvilluara, të paktën 39% e vajzave martohen para se të mbushin 18 vjeç dhe 12% nën 15-vjec. Në shumë vende vajzat zgjedhin të mbeten shtatzënë sepse ato kanë mundësi të kufizuara arsimore dhe punësimi. Shpesh, në shoqëri të tilla, amësia vlerësohet, martesa dhe lindja e fëmijëve mund të jetë opsioni më i mirë i mundshëm. Ka nga ato adoleshente të cilat mund të dëshirojnë të shmangin shtatzënitë por mungesa e njohurive se nga ku mund ti sigurojnë apo se si shpesh i detyron në një shtatzëni të padëshiruar.

Adoleshentët përballen me pengesa si : mungesa e njohurive,ligjeve dhe politikave kufizuese në lidhje me moshën, apo kufizimeve financiare. Të paktën 10 milion shtatzëni të pa dëshiruara ndodhin çdo vit mes vajzave adoleshente të moshës 15-19 vjeç në rajonet në zhvillim.

Një faktor tjetër i shtatzënisë së paqëllimtë është dhuna seksuale, në disa vende më shumë se një e treta e vajzave raportojnë se marrëdhënia e tyre e parë seksuale ishte e detyruar.

Pasojat shëndetësore:

Shtatzënia në adoleshencë mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave.

Komplikacionet në shtatzëni dhe gjatë lindjes së fëmijës janë shkaqet kryesore të vdekjes së vajzave të moshës 15-19 vjeç në të gjithë botën, ku në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta zënë 99% të vdekjeve të nënave të moshës 15-49 vjeç.

Lindja e hershme e fëmijëve mund të rrisë rreziqet për të sapolindurit, si dhe nënat e reja. Foshnjat e lindura nga nënat nën 20 vjeç përballen me rreziqe më të larta të nën peshës, lindjes së parakohshme dhe kushteve të rënda neonatale.

Në disa kushte, shtatzënia e shpejtë e përsëritur është një shqetësim për nënat e reja, pasi paraqet rreziqe të mëtejshme shëndetësore si për nënën ashtu edhe fëmijën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.