MENU
klinika

Analiza

‘Pema me kokrra, gjuhet me gurë’

08.11.2021 - 16:42

Artur Ajazi

“Pema me kokrra gjuhet me gurë”-thonë. Dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri. Ai që ngjitet, ai që mëson, drejton dhe ndërton, gjithmonë shihet jo vetëm me cmirë, por ai sulmohet dhe ndaj tij shpifet me lloj-lloj sajimesh momentale dhe emicionale. Edi Rama ka ardhur në pushtet me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, pasi u shpalosi atyre një program të padëgjuar deri asokohe, pasi u premtoi atyre daljen nga bataku, zhvillimin dhe integrimin, pasi u premtoi atyre dinjitetin dhe seriozitetin e qeverisë tij. Pa kaluar 100 ditët e para, humbësit nisën ti “gjuajnë me gurë”. Shpifnin, akuzonin, sulmonin, shanin dhe fyenin në salla dhe ekrane.

Modeli më i keq politik, ka ardhur gjithmonë nga partia më e dobët opozitare, Partia Demokratike. Brënda saj, skalitej fryma berishiste, brenda saj mësohej “tradita” si të bësh zhurmuesin, si të bësh pis kundërshtarin, si të sulmosh atë që prish “harmoninë” mes të paaftëve dhe të korruptuarve. Shkurt brënda asaj partie gjithmonë ka funksionuar “akademia e së keqes”. U zhvilluan qytetet, u fshinë borxhlinjtë e energjisë, ujësjellësit, u nisën nga e para akset rrugore të bëra pa projekte duke harxhuar miliona elektorale, u elektronizua sistemi dhe funksionimi në administratë, u bënë realitet investimet në shëndetësi, u fshinë nga memoria e shqiptarëve, prania e injorantëve në shkolla dhe kioska universitetet, ndërkohë që vendi ka marrë hije dhe shije jete.

Gjithçka ka bërë Edi Rama në 2 mandatet e para, po shijohet edhe nga ata që “gjuajnë me gurë”, edhe nga ata që ç’nuk kanë thënë dhe ç’nuk po thonë, por sërish goja nuk u mbyllet. Ata e nxinë jo vetëm qeverisjen Rama, por edhe imazhin e vendit. Mandati politik, u ka dhënë rastin të dalin dhe takohen edhe me homologë në vende të ndryshe të Europës. Dhe ky  ka qenë pikërisht  momenti kur ata nuk e ndaluan  dhe harruan kurrë “zanatin e vjetër”, të shpifësit dhe mercenarit. Gurët e tyre, arrinin deri në Bruksel, deri në kancelaritë e Europës, por atje duket se ishin mësuar me modelin e vjetëruar të politikanit amator.

Askush nuk u ka besuar, askush nuk i beson ciceronëve të idiotizuar, që nuk e kanë për gjë, të hedhin baltë (jo mbi Ramën) mbi vendin e tyre. Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës, nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë nën “mbretërimin” e Sali Berishës, ku ekzistonte pasiguria, anarshia, kaosi institucional, korrupsioni  dhe paaftësia.

Si nuk thatë njëherë të vërtetën o shpifarakë, si nuk thatë njëherë “faleminderit o Edi Rama” o mandatues “të rrahur qysh në djep”, si nuk dolët njëherë nga guacka e kryetarit o strucë të politikës boshe. Si mund ti biesh me “gurë”, asaj ç’ka bërë kjo qeveri dhe ky kryeministër në Shqipëri deri sot, si mund ti bësh pis, dhe të thuash “nuk keni bërë asgjë”, kur qytetet u zbukuruan, kur rrugët e lëna përgjysmë u përfunduan, kur investimet në shëndetësi u 10-fishuan, kur dëmet e tërmetit po fshihen nga kujtesa, apo dhe kur vaksinimi po mbron jetë njerëzore, edhe pse ju, ç’nuk  bëtë për ti penguar shqiptarët të vaksinohen. Jeni të dobët, të pabesueshëm dhe të paaftë, për ti bërë keq kësaj qeverie, jeni të vetmuar deri në pafundësi, për ti bërë shqiptarët t’ju  votojnë.

Dhe e dini pse, sepse jeni të gjithë produkt i “akademisë berishiste”. Ky është fati juaj, por jo i shumicës së shqiptarëve. Mjeti juaj “demokratik” është “guri dhe molotovi”, kurse i Edi Ramës, është puna dhe premtimi i mbajtur.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci