MENU
klinika

E kishte kaluar më parë Vettingun

Për çfarë dyshohet Sokol Ngresi?

21.11.2021 - 12:42

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit po zhvillohet nëj seancë e pazakontë prej muajsh. Bëhet fjalë për fjalë për gjyqtarin Sokol Ngresi i cili e kishte kaluar më parë procesin e Vettingut, konkretisht në 11 nëntor të vitit 2020. Ndërkohë ka pasur zhvillime të tjera që prej atij procesi të Vettingut.

Në mars të këtij viti Komisioneri Publik dërgoi një ankesë sa i përket blerjes së një apartamenti nga gjyqtari. Problemi qëndron në faktin që kontrata për blerjen e këtij apartamenti ka qenë e fshehtë dhe nuk është deklaruar gjatë procesit.

Procesi tashmë është rihapur dhe në rast se akuzat vërtetohen, atëherë gjyqtari Sokol Ngresi rrezikon postin e tij. Gjyqtari i Apelit të Vlorës në vitin 2014 kishte bërë një marrëveshje me një kompani për një kontratë blerje të një apartamenti me vlerë 68 mijë euro që kishte një sipërfaqe prej 113.4 metër katrorë. Kjo kontratë e fshehur nga Ngresi u zbulua nga Komisioneri Publik.

Pas denoncimit të bërë ndaj tij trupa gjykuese e Komisionit të Posaçëm të Apelit, që kryesohej nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, mori vendimin për hapjen e hetimit gjyqësor dhe kërkoi nga ASHK e Vlorës, të dhëna dhe informacione shtesë lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit ku gjyqtari Sokol Ngresi kishte bërë kontratën e blerjes. Gjithashtu u kërkua ndaj shoqërisë “AFA Konstruksion” sh.p.k. që të informonte nëse kontratat e depozituara nga denoncuesit ishin hartuar prej saj dhe nëse ishte bërë lëshimi i mandat pagesës.

Lidhur me këtë çështje, Ngresi ka thënë se është totalisht e montuar dhe sipas tij, kjo bëhej nga biznesmeni Flamur Kadëna i cili kishte bashkëpunuar me një gjyqtare me qëllim që ta largonin nga sistemi i drejtësisë.

Ngresi paraqiti një ekspertizë ku nuk rezultonte që ky i fundit të kishte firmosur një mandat-pagesë për blerjen e apartamentit në fjalë. Në këto kushte, KPK, u detyrua të vendosë pro gjyqtarit Sokol Ngresi, duke mbyllur çështjen dhe duke ngritur njëkohësisht një padi ndaj biznesmenit Flamur Kadëna.

Pala tjetër që u akuzua nga gjyqtari, vunë në dispozicion dokumentet origjinale ku të vërtetohej kaligrafia e Ngresit. Si rrjedhojë aty vërtetohej se kontrata e blerjes së apartamentit me vlerë 68 mijë euro vërtet ishte firmosur nga gjyqtari Sokol Ngresi, pasi dokumentet që ky i fundit paraqiti në Komision kishin qenë kopje, ndërsa dokumentet e vëna në dispozicion nga biznesmeni Flamur Kadëna ishin ato origjinale.

Çfarë ndodhi më tej me këtë çështje të dyshimtë?

KPA mori për bazë ekspertizën e dërguar nga Ngresi por ende nuk është shprehur në favor të tij. Në seancën e zhvilluar nëë 16 nëntor, komisioni u njoh me faktin se biznesmeni Kadëna ka kallëzuar në SPAK ekspertët që realizuan raportin për Ngresin, duke i akuzuar se kanë falsifikuar raportin. Nga ana tjetër, Komisioneri Publik Florjan Ballhysa vazhdon të jetë i palëkundur se gjyqtari Sokol Ngresi ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij dhe kërkoi shkarkimin përfundimtar të tij. KPA pritet që të japë vendimin përfundimtar për të më 24 nëntor 2021.

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull