MENU
klinika

“Gati sa nuk vdiqa”

Për çfarë e ka fjalën Sylvester Stallone?

12.11.2021 - 11:39

Sylvester Stallone ka zbuluar për DailyMail se gati sa nuk vdiq gjatë xhirimeve të filmit “Rocky IV”.

Aktori i famshëm kujtoi se u plagos rëndë nga Dolph Lundgren, i cili luajti rolin e armikut të Rocky-t, Ivan Drago në filmin e vitit 1985, pasi një zënkë shkoi keq.

Sylvester, i cili luan Rocky Balboan tha se kishte murgesha që luteshin për të në kujdesin intensiv, pasi Dolph e goditi në zemër me një grusht.

“Tensioni im i gjakut shkoi në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt”, tha ai.

Vitin e kaluar, ai e diskutoi përsëri incidentin, duke thënë: ”Dolph Lundgren më futi në spital për nëntë ditë. E dija se isha në telashe kur u paraqita dhe kur pashë murgeshat tek luteshin në kujdesin intensiv”.

“Gjithçka që bëra ishte t’i bindesha urdhrave. Ai ishte shefi. Unë bëra atë që më tha. Ne u kthyem në Los Angeles dhe producenti tha: ‘Hej Dolph, ju keni dy javë pushim, Stallone është në spital’”, tha Dolph duke pranuar aksidentin.

Sylvester Stallone më parë pranoi se ishte ‘i zemëruar’ pasi nuk mori përqindje nga filmat ‘Rocky’, pavarësisht faktit se ai krijoi ekskluzivitetin dhe shkroi skenarin për gjashtë filmat e parë dhe është roli më i njohur i tij.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë