MENU
klinika

Ka vetëm dëme materiale

Përfshihet nga flakët një banesë në Krujë

03.11.2021 - 10:36

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Zezë të Krujës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se banesa që është përfshirë nga zjarri i përket shtetasit A. K., ku për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.