MENU
klinika

Mediat franceze: 27 viktima

Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Anglisë

24.11.2021 - 18:59

Dhjetëra emigrant kanë gjetur vdekjen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe.

Mediat franceze raportojnë se janë 27 persona të cilët kanë humbur jetën pasi një gomone me të cilën udhëtonin është fundosur.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin raportohet se po shkon në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Gomonia raportohet se po përpiqej të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar kur u përmbys.