MENU
klinika

"Të liberalizohen sa më parë vizat me Kosovën"

Presidenti Meta takon raporteren për Shqipërinë

08.11.2021 - 14:03

Shqetësimet për krimin e organizuar, emigracioni dhe problemet rajonale ishin disa nga çështjet që Presidenti Ilir Meta ka diskutuar me raporteren për Shqipërinë, eurodeputeten Isabel Santos.

“Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, shkruan Kreu i Shtetit.

Po ashtu, Presidenti ka kërkuar nga eurodeputetja që të bëhet sa më parë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim që ky proces të përfundojë për rajonin tonë.

“Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve”, thotë Meta.

Më tej Presidenti ka theksuar “rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”.