MENU
klinika

"Tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë"

Presidenti slloven: BE t’i heqë vizat Kosovës

29.11.2021 - 13:09

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është shprehur sot se vendi i tij është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe se kësaj të fundit, Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat.

Pahor ka kërkuar të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet më tej për arritjen e marrëveshjes finale. Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.

Megjithatë, Pahor tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura. “Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.

Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.

“Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN