MENU
klinika

Kuqezi nga Norvegjia

Prishtina e 28 Nëntorit 1999…

28.11.2021 - 17:27

          Profesori norvegjez Kenneth Andresen, ka publikuar një fotografi të rrallë ditën e sotme, në kuadër të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas profesorit, ajo është shkrepur në Prishtinë me flamurin Kuqezi, më 28 nëntor të vitit 1999.

Andresen gjatë vitit 1999, kishte pranuar ftesë nga ushtria e shtetit të tij, për t’u bërë pjesë e një misioni ushtarak në Kosovë. Njihet që grumbulloi edhe kartolina nga Kosova, që nga vitet ’70-të.

Kujtojmë që sipas historisë, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftrave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.