Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa ‘thumbuar’ sot kryebashkiakun e Vlorës Dritan lelin.
Rama e sulmoi Lelin lidhur me mospastrimin e territorit nga mbetjet. Nga “Pylli i Sodës”, Rama tha se nuk jemi në pyet e Amazonës, që ky territor të mos pastrohet dot nga strukturat e Bashkisë.
“Nëse Kryetari i Bashkisë do ti bjerë kryq e tërthor me makinë kësaj hapësire, mjaftojnë 3 minuta. Nuk jemi në pyjet e Amazonës, nuk duhet as ushtria, as gjysma e qeverisë, as deputetët, as vullnetarët, për të pastruar këtë territor.
Mjafton kryebashkiaku dhe 5 vetë, që me një qese të dorë të pastrojnë këtë hapësirë, dhe tu bëjnë apel qytetarëve që të mos hedhin më mbeturinat”, tha Rama.