MENU
klinika

Kjo video i thotë të gjitha

Rama “fiksohet” pas këngës më të re të Fifit

30.11.2021 - 12:24

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me pamje përrallore nga Valbona. Gjithçka shihet e mbuluar nga dëbora, duke krijuar një magji të vërtetë.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është kënga që Rama ka vendosur në sfond. Është pikërisht kënga “Diell”, e interpretuar nga Fifi.

“Valbona magjike”, ka shkruar Rama krahas videos, që ka marrë mijëra ‘like’.

“Diell” ka marrë 1.6 milionë klikime në kohë rekord, duke u kthyer në hitin e momentin. Padyshim që kjo melodi nuk kishte se si t’i shpëtonte as kryeministrit, i cili me sa vihet re e ka pëlqyer shumë.