MENU
klinika

“Segmenti Milot-Fier do të bëhet me pagesë”

Rama flet për investimet në infrastrukturë

26.11.2021 - 11:08

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “segmenti Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë”.

I ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit”, kreu i qeverisë foli për investimet në infrastrukturë, duke përmendur rrugën e Arbrit dhe i ftoi të ftuarit në studio qe në 29 nëntor ta vizitojnë këtë rrugë.

Mes batutave për investimet ne rrugë, Rama u shpreh se “nuk është në garë me doktorin”. Ndërsa analistëve në panel u tha se “juve të bëni të vdekur”.

“Të gjitha këto që përmende nuk janë koncesione që do futet para nga buxheti i shteti. Në këto që kemi sot investohet nga privati dhe shteti shlyen investimin në vite. Nuk kemi të tilla, këto që thoni ju janë koncesione me paratë e privatit. Ku në rastin e rrugëve, shteti jep garanci për trafikun. Nëse nuk plotësohet shteti bën kompensim. Këto janë para të cilat janë garanci e riskut, këto para mund të përdoren, dhe mund të mos përdoren.

Saranda nuk do të bëhet koncesion si rruga e Arbrit. Do të bëhen me paratë e privatit. Do të jenë rrugë me pagesë. Do të thotë që një segmet me pagës dhe rrugët e tjera pa pagesë.

Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë.”, u shpreh Rama.