MENU
klinika

Paralajmërimi

Rama fton të pavaksinuarit “të vaksinohen një orë e më parë”

06.11.2021 - 10:17

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19. Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë dhe një paralajmërim për ata që nuk janë vaksinuar duke vijuar në vazhdën e deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ai shkruan se vaksinimi duhet të bëhet për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.