Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë kryebashkiakun e ri të Pirshtinës, Përparim Rama, i cili me profesion është arkitetk. Vteëm pak momente pasi Rama zyrtarizoi fitoren e tij në Prishtinë, të cilën ia rrëmbeu kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje, kanë ardhur dhe përgëzimet nga kryeministri i Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është shumë kurioz të shohë impaktin e një kryebashkiaku arkitekt si i sapozgjedhur. Ai uron edhe të zgjedhurit në komunat e tjera.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës,”- shkruan Rama.