MENU
klinika

“Keni parë gallatë me satelitët, por…”

Rama: Ndërtimet pa leje dhe krimet mjedisore do evidentohen nga një ‘sy’ që…

09.11.2021 - 13:20

Kryeministri Edi Rama foli sërish për projektin e tij për hedhjen e satelitëve në orbitë. Në prezantimin e buxhetit për Policinë e Shtetit, kreu i qeverisë tha se përmes tyre tashmë institucioneve do t’i jepet të dhëna në kohë reale për ata që shkelin ligjin në fushën e krimit mjedisor apo të ndërtimeve pa leje.

Edhe njëherë kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë shkelësit që të lexojnë mirë ligjin për ata që ndërtojnë pa leje, pasi nuk ka më gjoba, por ata shkojnë para drejtësisë.

“Projekti tjetër është ai i satelitëve, ju keni dëgjuar, keni parë edhe shumë gallatë dhe humor, megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, sepse e qeshura shëndet bëhet.

Me satelitet që do të hedhim të parin në mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërorë të dhëna reale dhe policia do të ketë të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punën në terren punonjëset e policisë që siç thashë i kanë sytë hapur dhe shkojnë sytë hapur kur i bëjnë ndonjë familje dhe i kanë sytë mbyllur kur hidhet beton në plazh

Ndërkohë që gjithçka do të kalojë tek një sy tjetër që është sy lart që nuk ka kushërinj, miq dhe parti, ka vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve

Po ashtu policia do të ketë të dhëna në kohë reale për atë që është një luftë e përbashkët, ndotjen e mjedisit.

Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave dhe këto flas për sasi të mëdha dhe jo kazanët e lagjes janë krime mjedisore.

Policia përgjegjës në territorin ku vepron ti identifikojë jo vetëm vendndodhjet, por edhe protagonistët e këtyre krimeve dhe pastaj inspektorati që ka kaluar në varësi të MB thirret për të vepruar më tutje

Është e patolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3 mijë metra katror zhavorr dhe policia as mos shkojë dhe as mos dëgjojë asgjë.

Është e patolerueshme që të hidhet zhavorr për të krijuar platformë në plazhin e Jonufrës.

Drejtuesit e policisë ta lexojnë nen për nen atë që është miratuar nga parlamenti në këtë drejtim. Këto janë krime që policia është përgjegjëse dhe goditja e ligjit është e rëndë. Kur ti bën një akt të tillë ti arrestohesh dhe shkon para drejtësisë. E njëjta gjë vlen edhe për ndërtimet pa leje”, tha Rama.

Po ashtu Rama premtoi se me vendosjen e makinave inteligjente që evidentojnë drejtuesit e mjeteve që janë në shkelje me rregullat në rrugë do të hiqen patrullat në akset kombëtare.

“Paralelisht me makinat inteligjente do të kemi një monitorim në kohë reale të trafikut në akset rrugor. Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ndërtuar qendra e kontrollit të rrugëve dhe në një proces që vazhdon po punohet për fillimin e investimit dhe vendosjen e kamerave inteligjente dhe do të heqë përfundimisht nga akset kombëtare patrullat që qëndrojnë në vend dhe bëjnë kontrolle sipas rastit dhe do të vendosë policinë në funksion të reagimit bazuar në faktet”, tha Rama.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci