Kryeministri Edi Rama ka përuruar sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Vetë kreu i qeverisë tha se nuk pret shirita, pasi më tepër është i fokusuar tek përfundimi i këtyre veprave.
“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin”, tha Rama.
Në fjalën e tij, kreu i qeverise tha se ndërtimi i tunelit të Llogarasë është një ëndërr që e ka shoqëruar këtë zonë për 30 vite.
“Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të kohës, një rritje të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër, ai i Orikumit. Më pas me by passin e Vlorës që është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik dhe më tutje me by passsin e fierit. Nëse shohim drejt veriut prej këtu
Nëse shohim drejt jugut, po punohet në një segmentin që lidh Palasën me pjesën tjetër të bregut drejt Dhërmiut duke lehtësuar qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshëm nga pikëpamja e ofertës turistike,
Për të shkuar më poshtë në një tjetër vepër që ka qenë nga të shumë premtuar të këtyre dekadave, Kardhiq-Delvine”. deklaroi kryeministri.
PROJEKTET
Teksa numëroi projektet për porte dhe aeroporte ai theksoi se të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi shumë më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, ose sic tha ai “fabrika buke”.
“Është gati dhe do të hapë dyert në pranvera investimi në majë të Nivicës, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë. Sot kemi një investim që është vetëm një dallëndyshe e parë e një sërë investimesh që sjellin vlerë të shtuar, që synojnë të tërheqin turistë të nivelit A. Që do të thotë turizëm elitar me shumë para për banorët dhe për të gjithë sistemin e vlerës të krijuar këtu në Shqipëri.
Shpesh herë dëgjojmë të ankohen ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, Shqipëria nuk ka nevojë për porte apo aeroporte dhe vjen ajo fjalia populli po vuan për bukë.
Në fakt ajo që është elementare, është që të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, me të ardhura më të larta, në një mundësi rishpëndarje më të madhe, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga të larta dhe vende pune.
Për pak ditë më në fund ne do të bëjmë të njëjtën gjë si sot duke ngritur kantierin e aeroportit të ri të Vlorës. Do të jetë aeroport ndërkombëtar, por edhe një aeroport që do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, kategoria 4E që do ketë fluturime kudo, edhe transoqeanike dhe shërbime që sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do jenë të mundur edhe në aeroportin Nënë Terezë fal një investim që do të bëhet për pistën.
Përvec aeroportit të Vlorës është edhe porti i ri, që brenda disa javësh do të jetë një kantier, porti turistik i Vlorës që do të krijojë një hallkë të zinxhirit të vlerës. Një port për jahtet që është një tjetër motor për ekonominë e vendit. Ata që gjykojnë për aeroporte, porte apo për linja ajrore apo për porte jahtesh duke thënë se ‘ne duam bukë’, duhet ta dinë se këto janë të gjitha fabrika buke. Që do të sjellin me vete hallka të zinxhirit të Vlorës.
Aeroporti i Sarandës do të jetë i fokusuar për sezonin. Në gjithë këtë gamë mos harrojmë se jemi drejt përfundimit të punës për të lidhur kontratën për nisjen e investimit më të madhe që i kapërcen 2 mld euro në portin e Durrësit. Nga një port i vjetër, ndotës mallrash do të kthehet një prej porteve më të mëdhenj turistik të Mesdheut. Duke sjelle mundësi ekonomike, punësim dhe vende pune të paguara mirë”, tha Rama.