MENU
klinika

‘Partia dhe ministrat s’kanë më asnjë fuqi që të fusin njerëz në polici’

Rama paralajmëron të tjera ndryshime dhe uljen e moshës së efektivëve

09.11.2021 - 13:36

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të ulet sërish mosha e punonjësve të policisë së shtetit që shërbejnë për qytetarët.

Sipas Ramës, punonjësit e policisë që kanë mbushur një moshë që tashmë do ricaktohet sërish nga qeveria, të bëjnë një punë më të lehtë dhe të spostohen tek “Illyrian Guard”

“Është ulur mosha por duhet ulur ende më shumë. Për këtë aryse duhet ta rishikojmë dhe një herë raportin mes policisë së shtetit dhe “Illyrian Guard”.

Duhet të jetë një shoqëri në dispozicion të policisë së shtetit dhe gjithë ata punonjës në një moshë të caktuar pa e humbur statusin mund të spostohen për të bërë një punë më të lehtë dhe kështu “Illyrian Guard” bëhet një shoërti që rrit performancën por i rritet pesha e përgjegjësisë dhe nga ana tjetër duhet që Akademinë e Sigurisë ta bëjmë dhe më atraktive dhe për krimin financiar, për krimin kibernetik, fusha në të cilat jemi shumë mbrapa”.

Sipas Ramës, sot rekrutimet në Policinë e Shtetit nuk bëhen më përmes politikës.

“Ne do jemi pranë jush me të gjitha mjetet. Më vjen mirë që kemi arritur gjëra të rëndësishme, së pari që rekrutimi në policinë e shtetit nga rekrutimi në akademinë e Sigurisë pastaj në polici mos kalojë përmes rrugëve që kalonte përpara, por përmes rrugës së meritës.

S’mund të them që nuk ka raste që kjo rrugë anashkalohet por në tërësinë e vet është e qartë që partia në pushtet, ministat e saj s’kanë më asnjë fuqi që të fusin njerëz në polici thjesht për hatër”.

Ndërkohë Rama tha se deri më tani është dhënë mesazhi se nuk ka më të paprekshëm dhe se Policinë e Shtetit e presin të tjera ndryshime, duke theksuar se “askush s’do mund të qendrojë dot në një detyre të lartë nëse s’është në lartësinë e detyrës”

“Rezultatet e arritura dhe mesazhi që këtu s’ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese dhe nga ana tjetër përvec këtij aspekti është vlerësimi i vazhdueshëm të meritës dhe brenda përbrenda policisë. Kanë ndodhur e do vazhdojnë të ndodhin ndryshime të rëndësishme se askush s’do mund të qendrojë dot në një detyre të lartë nëse s’është në lartësinë e detyrës gjithkush ka mundësinë për të dhënë më shumë do e ndiejë që do i jepet mundësia për të dhënë më shumë”, tha Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN