MENU
klinika

Balotazhi

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja 23,60 %

14.11.2021 - 17:29

Deri në orën 15:00 të pasdites kanë votuar 23,60% e qytetarëve të Kosovës në balotazhin e 14 nëntorit.

Shifrat u publikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga rreth 97% të vendvotimeve, numri qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 296 mijë e 835 votues apo 23,60%, nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues”, ka thënë Radoniqi.

“KQZ është duke monitoruar procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor. Procesi i votimit po vazhdon në 21 komunat”, tha ndër të tjera Radoniqi.

Radoniqi bëri gjithashtu të ditur se konferenca e radhës e KQZ-së do të jetë në orën 19:30

Me përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë dalur në votime figuron Mamusha, me plot 44,73% të pjesëmarrësve në votime deri në orën 15:00.

Ndërkaq komuna me interesin më të pakët në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale figuron të jetë Komuna e Rahovecit, me vetëm 16,27% të votuesve.