Eerdhi me bujë të madhe nga Chelsea te Real Madrid, por dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lëtë të shkëlqejë. Megjithatë, Eden Hazard do të qëndrojë te Real Madrid edhe në janar.
“Marca” raporton se klubi merengues nuk ka ndërmend të shesë një investim prej 100 milionë eurosh dhe shpreson që Carlo Ancelotti ta rikuperojë atë. Në Angli e afruan belgun te Neëcastle-i i ri saudit, por edhe te Chelsea.
Në këtë moment Hazard nis nga stoli, pas një Vinicius Jr po kalon moment fantastik forme, autor i 7 golave në ligë dhe 3 asiteve. Belgu 30-vjeçar ka bërë 10 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, pa shënuar asnjë gol.
Forma e tij ka qenë e luhatur shkak edhe dëmtimet e shumta që ka kaluar që kur u transferua te Real Madrid. Por, Perez nuk ka ndër mend që të heqë dorë kaq shpejt, pasi investimi i madh duhet justifikuar, ose ndryshe do të peshonte tek arkat e klubit në mënyrë fatale.