MENU
klinika

“Ka ardhur koha që Shqipëria të shpërblehet për reformat”

Reporterja e PE: Dialogu opozitë-mazhorancë shumë i rëndësishëm

09.11.2021 - 19:41

Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka folur pas takimeve në vend. Në një prononcim për mediat Santos tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha hapat e duhur për mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare.

Sa i përket ligjit për mediat, Santos tha se duhet të merren parasysh rekomandimet dhe se nga mazhoranca i është konfirmuar se s’do vijohet me projektligjin. Raporterja Santos po ashtu shprehu nevojën për reformimin e sistemit të drejtësisë.

“Ne kemi thënë Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e integrimit. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha hapat e duhur për mbajtjen e konferencës së Parë Ndërqeveritare. Dua të them që jam shumë e kënaqur që shoh e pas zgjedhjeve kuvendi ka filluar punën. Unë e kuptoj rendesinë e kuvendit si vendi që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Jam e kënaqur qe kuvendi. Jam e kenaqur qe kuvendi ka nisur punen me bashpunim mes opozites dhe maxhorances. Ky dialog mund te behet shume i rendesishem. Sa i perket mediave mora konfirmimin qe mazhoranca nuk do te vijoi me projektligjin per mediat. Shqipëria të marrë parasysh rekomnadimet për ligjin e medias. Duhet reformimi i sistemit të drejtësisë. Të vijojmë me të njëjtat procedura deri në momentin që çdo gjyqtar apo prokuror të ketë kaluar në proces. Isha e kënaqur të degjoja që kuvendi ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje. Unë besoj që kjo gjë është e rëndësishme për zgjedhjet e tjera, pra reforma për sistemin zgjedhore. Dua të jap një mesazh të rëndësishem. Në Europë ka mnjë mazhorancë që e kupton progresin që po bën Shqiperia dhe duan që të integrohet.Ka ardhur koha tashmë që Shqipëria të shpërblehet për reformat. Ta mbështesim”- tha ajo.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci