Gjatë gjithë natës Fieri ka qenë nën pushtetin e reshjeve ndërsa edhe temperaturat kanë qenë të ulëta. Në vazhdimësi është monitoruar situata për sa i përket prurjeve në lumin Vjosë dhe sipas informacioneve në terren niveli i ujit ka rënie.
Situata nuk paraqet problematikë momentalisht ndërsa bëhet me dije se niveli i Vjosës në Përmet është 3.4m ndërsa pranë urës së Mifolit 5.3 m. Ka pasur një bllokim të aksit Fier – Vlorë pasi për shkak të erës janë rrëzuar dy pisha, të cilat janë larguar tashmë nga rruga duke lijuar lëvizjen e automjeteve.
Edhe në Mallakastër situata nuk paraqitet problematike edhe pse reshjet vazhdojnë. Kalueshmëria në rrugë është përgjithësisht normale. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.