MENU
klinika

"Tani do flas…!"

Rihapja e dosjes “Gërdeci”, Fatmir Mediu në konferencë urgjente për mediat

03.11.2021 - 17:47

Fatmir Mediu në konferencë urgjente për shtyp për rihapjen e çështjes së Gërdecit, eshte shprehur se tani ka ardhur koha te flase hapur.

“Rekurdi nuk lidhet me qëllim timin për drejtësi bërjen. Paligjshmëria në gjykimin tim nuk prodhon drejtësi. Propaganda dhe disa media të caktuara kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se është ministri i Mbrojtjes për atë ngjarje.

Nuk kam reaguar ndaj sulmeve vetëm në respekt të atyre që u prekën nga tragjedia, por duket se kjo është keqpërdorur nga spekulantët. Kam dhënë dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes por kam qenë aspak i fajshëm.

Nuk i jam shmangur hetimit dhe gjykimit për këtë çështje.

Jam vendosur në dispozicion të hetimit. Prokuroria e asokohe ka bërë hetim 360 gradë si për asnjë politikan tjetër.

Kanë përgjuar telefonat dhe jo vetëm. Nuk është e vërtetë që kjo çështje nuk është gjykuar, deklaroi Mediu para mediave”.