22.11.2021 - 11:22
Një sasi e konsiderueshme rëre është derdhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit, siç e shikoni nga pamjet që ka siguruar gazetari i Panorama Elvis Hila.
Rëra ka mbuluar rrugën në një gjatësi prej 50 metrash, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Mësohet se Policia Rrugore ka mbërritur në këtë segment ku po sinjalizon drejtuesit e mjeteve për rrezikun. Ndërkohë ende nuk është identifikuar automjeti që mund të ketë derdhur rërën.