MENU
klinika

“Ka ardhur koha të jemi të drejtë”

Rutte: Shqipëria ka bërë shumë për negociatat!

10.11.2021 - 14:30

Kryeministri i Holandës Mark Rutte tha se Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit.

Duke theksuar mbështetjen e Holandës, Rutte tha se ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara.

“Ju dhe unë kemi ndërtuar një miqësi gjatë ditëve, por është më mirë të mos debatojmë por të punojmë bashkë. Jam i gëzuar që kemi hedhur hapin e parë për në Be për të nisur konferencën. Do vizitoj dhe maqedoninë, duhet të jemi rigorozë dhe të drejtë dhe ju keni bërë kaq shumë përparim. Duhet të fillojmë zyrtarisht këto negociata për të qenë të drejtë. Të ketë diçka gjatë rrugës që do ecim përpara, jam i lumtur për faktin që të 2 vendet po zhvillojnë një lidhje të thellë, me eksporte… Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Këto kompani po punojnë të bëjnë më shumë biznes në këto vende.

Ju vetë duke qenë artistë dhe ndiheni shumë mirë jo vetëm si kryeministër por edhe si artist. Le të vazhdojmë të punojnë kështu të takohemi ta ndërtojmë këtë miqësi, ta bëjmë shumë praktike, ne të jemi praktikë. Jam i lumtur që jam këtu dhe ka kaluar shumë kohë, por pas 4 zgjedhjeve ja ku jam”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci