MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa kafe duhet të pijnë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë?

26.11.2021 - 12:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa kafe duhet të pijnë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë?

Mjeku: Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër. Për të arritur në këtë konkluzion, një studim Italian analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç.

Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh. Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.

Gjetjet e studimit italian mbi lidhjen mes kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër

Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën. Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut.

Sipas ekspertët, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura. Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme. Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë. Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë. Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën.

Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij. Ekspertët inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj ushqimit, aktivitetit fizik dhe konsumit të kafesë. Sipas tyre, një sasi e shëndetshme e kafesë për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë është më pak se 3 filxhanë në ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.