Një aksident tragjik i mori jetën Dritan Hoxhës, themeluesit të ‘Top Channel’ në 2008, dhe ndonëse kanë kaluar shumë vjet ‘Top Media’ dhe sigurisht familja e tij e kujtojnë shpesh, edhe në ditë jo të shënura.
Vajza e tij Sara e ka nisur mëngjesin e sotëm, pikërisht me një kujtim të ëmbël me të, nga fëmijëria. Ajo ka publikuar një video kur ka qenë e vogël, me buzëqeshjen në fytyrë dhe zërin e babait të ndjerë, Dritan Hoxha.
“Ka shumë raste që zgjohem me nevojën e mbrojtjes dhe është gjithmonë mirë të dëgjosh zërin e tij”, ka shkruar Sara krahas videos, ku shihet ajo që buzëqesh sapo i dëgjon zërin të atit, duke na treguar edhe një herë se disa njerëz janë të pazëvendësueshëm dhe sa të rëndësishme janë kujtimet!
View this post on Instagram
Sakaq, Sara së bashku me të motrën, Lorin, duket se kanë vazhduar rrugën e të atit, pasi të dyja janë përfshirë seriozisht në televizion, dhe këtë sezon po punojnë shumë fort për “Big Brother VIP”, që u rikthye në ekran pas shumë vitesh mungesë, në një edicion të veçantë.